Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka bërë të ditur se po vijon puna për dezinfektimin dhe dezinsektimin e rrugëve kryesore të qytetit, zonës së Plazhit, si dhe hapësirave publike e të gjelbëruara.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako thekson se këto ndërhyrje synojnë krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët dhe pushuesit e shumtë që zgjedhin Durrësin gjatë sezonit veror.

Postimi i plotë:

Për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Vijon puna për dezinfektimin dhe dezinsektimin e rrugëve, shesheve, hapësirave publike dhe zonave të gjelbëruara në të gjithë qytetin. 🚜🧹🌳

Me përkushtim dhe pa ndërprerje, punojmë çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve të shumtë që zgjedhin të kalojnë pushimet në qytetin tonë. ☀️🏖️

Së bashku për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe më mikpritës! ✅