Bashkia e Durrësit ka nisur procesin e dezinfektimit dhe dezinsektimit në të gjitha hapësirat publike të qytetit, për të garantuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm gjatë sezonit turistik.

Punonjësit e shërbimeve publike kanë ndërhyrë në rrugë, sheshe, ambiente të gjelbëra dhe përgjatë gjithë brezit të rërës në zonën e plazhit, për të kryer spërkatjen kundër insekteve dhe dezinfektimin e hapësirave me frekuentim të lartë.

Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se ky proces do të përsëritet disa herë gjatë gjithë verës, për të mbajtur standardet e pastërtisë dhe sigurisë për qytetarët dhe pushuesit që vizitojnë Durrësin.

“Punojmë pa pushim në shërbim të qytetit, qytetarëve si edhe pushuesve të shumtë që vizitojnë Durrësin,” shkroi Sako në rrjete sociale.

https://www.facebook.com/share/v/16VbxUsEbc/?mibextid=wwXIfr