Superliga e basketbollit të meshkujve ka mbyllur sezonin e rregullt me ndeshjen e fundit të javës së 20- të ndërmjet Vllaznisë dhe Teutës. Një takim që kishte më tepër vlerë statistikore, me kuqeblutë të rënë nga kategoria prej disa javësh, ndërsa durrsakët matematikisht të dytit kampionat.

Teuta nuk e pati aspak të vështirë të siguronte fitoren në këtë përballje, duke kryesuar nga fillimi e deri në fund. Skuadra e Melzin Lazimit triumfoi në shifrat 55-95 (11-18, 24-22, 11-26, 9- 29).

Lojtari MVP i ndeshjes, Avery Sullivan, protagonist me 27 pikë dhe 20 ribaunde për Teutën. Për Vllazninë pikëshënuesi më i mirë ishte Elian Memçaj (13).Shkodranët mbyllin kështu një sezon dramatik, në vend të fundit me 19 humbje dhe vetëm 1 fitore, duke u përshëndetur me elitën e basketbollit shqiptar.

Me përfundimin e javës së 20-të tashmë do të jetë radha e pjesës së nxehtë të sezonit, fazës “play off”, aty ku do të vendosen edhe fatet e titullit.

Besëlidhja si kryesuese, do të përballet në gjysmëfinale me Kamzën e vendit të katërt, ndërsa Teuta e vendit të dytë do të ndeshet me Tiranën.Takime elektrizuese, që premtojnë emocione dhe rivalitet.