Në harkun kohor të 2 viteve është shndërruar në një pikë referimi për të gjithë zonën e Gjirit të Lalzit, Manzës dhe më gjerë. I nisur si një biznes familjar, Baumarket KK Dani me gamën mjaft të gjerë të veglave të punës si dhe pajisjeve elektrike, hidrosanitare dhe të kopshtarisë që tregton është kthyer në simbol të garancisë, sigurisë dhe çmimeve mjaft konkuruese.

“Serioziteti me të cilin i përkushtohemi punës, komunikimi që kemi me klientelën dhe shërbimi i ofruar janë 3 elementët kyç që afron pranë nesh klientët dhe u jep siguri. Një pjesë e suksesit të biznesit tonë janë risitë që ne fusim dhe ekspozojmë në dyqanin tonë”,- na rrëfen administratori Klodjan Kërtusha.

Me rastin e 2-vjetorit të hapjes, në ambientet e jashtme të biznesit u organizua një ceremoni e veçantë, ku pjesëmarrës ishte deputeti i zonës Jurgis Çyrbja, bashkëpunëtorë, klientë besnikë, si dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë.

Me përkushtimin maksimal ndaj klientit, Baumarket KK Dani sjell çdo vit produktet më inovatore të tregut gjerman, duke qenë në sintoni të plotë me fjalën më të fundit të teknologjisë.

Në këtë 2-vjetor, për të gjithë resortet apo vilat turistike të zonës, Baumarket KK Dani sjell 2 produkte mjaft cilësore, që funksionojnë në mënyrë automatike duke shmangur veprimtarinë njerëzore.

“Kemi robotin inteligjent për pastrimin e kopshteve. Eshtë një robot pa kufizime, që programohet nga sateliti, pasi shkarkohet aplikacioni në celular. Nga sateliti programohet sipërfaqja ku do të veprojë roboti, që punën e vet e bën në mënyrë të pavarur. Një risi tjetër është zetori me benzinë që përdoret për pastrimin e kopshteve. Janë të dyja produkte që lehtësojnë punën dhe eleminojnë krahun e punës”,- tha Kërtusha.

Gjatë këtij muaji, të gjithë klientët e Baumarket KK Dani kanë pasur mundësi të përfitojnë uljet fantastike të ofruara për shumë nga produktet, ndërkohë që më fatlumët përfituan edhe dhurata, pas hedhjes së shorteut.

Klientët shprehen se zgjedhja e parë është përherë ky biznes dhe arsyet janë të shumta.  

“I rekomandoj këto produkte sepse kanë cilësi të garantuar dhe në rast difektesh mund ta sjellësh këtu dhe të rregullohet pajisja pa asnjë lloj kostoje”.

“E kam zgjedhur Baumarket KK Dani sepse ka produkte shumë cilësore me çmime shumë të favorshme. Kam mbetur shumë i kënaqur”,- deklaruan disa nga klientët besnikë.

Baumarket KK Dani në Gjirin e Lalzit, zgjedhja e parë dhe e vetme e klientelës.