Bashkimi Evropian, së bashku me IOM, UNHCR dhe Ministria e Brendshme lançuan zyrtarisht sot në Tiranë projektin EU4MIGRATION.

Me një buxhet prej 10 milionë eurosh të siguruar nga BE-ja, kjo nismë katërvjeçare synon të mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve të saj të menaxhimit të migracionit dhe azilit, në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Projekti do të kontribuojë në krijimin e kornizave më efektive të qeverisjes, mbrojtjen e personave në lëvizje dhe përmirësimin e aksesit në shërbime për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët.