Shfaqja e tij në Kongres erdhi në të njëjtën kohë kur Obama emëroi senatorin e Massachusetts si zëvendësues të Clinton, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Aktori i njohur i Hollywood-it, Ben Affleck është shprehur se nuk do të garojë për vendin e senatorit, pasi demokrati John Kerry, të marrë postin e kryediplomatit të SHBA-së. 

Spekulimet u shfaqën kur ylli i ekranit foli javën e shkuar në Konres për masakrat në Congo. 

Shfaqja e tij në Kongres erdhi në të njëjtën kohë kur Obama emëroi senatorin e Massachusetts si zëvendësues të Clinton, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe. 

Në faqen e tij në Facebook, Ben Affleck, tha se ai do të vazhdojë të punojë me Nismën për Kongon Lindore, një organizatë jofitiprurëse, që ndihmon me ndihma direkte humanitare në rajonin e goditur nga lufta. 

Ai po ashtu tha se John Kerry është njeriu i duhur për të qenë sekretar shteti.