Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur me kokoren e minatorit në Bulqizë gjatë takimit elektoral.
“T’ju bëj një pyetje, çfarë i hyn në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborgini i Noizyt. Më thoni ju mua, çfarë ju sjell minatorëve Lamborgini i Noizyt.
Sot ai në Devoll tha Berishën e ka rrjedhur mosha, unë i them ti je i trembur. Ti bën si i rrjedhur, hajde këtu në sallë të dalim para këtyre burrave, po ta mbajti hajde këtu, mos dil me Lamborginin e Noizyt. Dëgjoji këta njëherë çfarë sakrifice bëjnë”, u shpreh Berisha.