Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një mesazhi të mbërritur nga qytetari dixhital, denoncon situatën me mbetjet në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se turistët dhe banorët në këtë qytet dënohen me plehra, ndërsa krahas shkrimit ka publikuar edhe fotot.

Statusi i Berishës:

Turizmi i plehut!

Turiste dhe banore denohen nga bashkia socialiste e Durresit me plehra.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor! Jemi disa banore te nje lagjeje ne Durres, ne plazh, ngjitur me kompleksin Kamelia 3. U be viti i dyte qe Bashkia e Durresit na le ne kete gjendje plehrash ne mes te rruges. Mire qe kemi frike te nxjerrim kalamajt te lahen ne det se shteti nuk ka kontroll ne territorin e vet, por po kemi frike te rrime dhe neper shtepiat tona per shkak te eres se keqe dhe ndotjes se ambientit. Nuk kemi as kosha. Ju lutem bejeni publike ju, sepse ne e kemi ngritur zerin dhe prap nuk po shofim zgjidhje tjeter.