Kreu demokrat Sali Berisha, u ka bërë thirrje gazetarëve të bojkotojnë kryeministrin Edi Rama, duke mos i transmetuar fjalimet e tij, gjersa ai të dalë dhe të flasë para tyre.

Berisha: “Parlamenti sot ishte se gjemia e braktisur nga kapiteni. Edi Rama ka braktisur gjeminë që po mbytet dhe nuk do të jetë i pranishëm. Ka javë të tëra që nuk duket dot në parlament, por ka më shumë që nuk del dot para jush. Këtë e konsideroj akt të rëndë. Dhe ftoj mediat që gjersa ai të dalë para gazetarëve të mos i transmetojnë asnjë fjalë dhe presje të marrëzirave që flet”, tha Berisha.