Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar në emsionin “Opinion” se rikthimi i tij në krye të partisë ishte nevojë jetike për politikën dhe qytetarët shqiptarë.

I pyetur se pse shqiptarët duhet ta votojnë, duke marrë parasysh karrierën e tij të gjatë politike ai tha:

Nëse shqiptarët janë të interesuar për shqiptarizmin, ata kanë një arsye të fortë. Së dyti, Sali Berishën e voton çdo shqiptar. Ne do të rrisimin minimunin jetik dhe pensionet në 3 muajt e parë të qeverisjes. A kanë interes ata që duan rritje rroge? Unë jam marrë intensivisht me buxhetin. Absolutisht arrihen që të gjitha pa asnjë vështirësi. Nëse duan shqiptarët që të përmbysim këtë situatë tmerrësisht të frikshme, janë marrë shumë me këtë se pse po ikin. Varfërimi progresiv është shkaku më madhor”.

Po pse nuk erdhi në krye të PD-së një figurë që përfaqëson një gjeneratë tjetër? Berisha kujtoi 2013-ën kur i dha besimin Lulzim Bashës, por që sipas tij rezultoi një dështim.

“PD ka ndryshuar udhëheqjen, në vitin 2013 erdhi në timonin e kësaj partie një politikan i një gjenerate tjetër nga e imja. Unë jo vetëm dhashë dorëheqjen siç e kërkon rregulli i pashkruar në vendet e qytetëruara, por u zëvendësova nga një tjetër i gjeneratës tjetër. Ai që përfaqësonte një gjeneratë, ishte një dështim”,- tha ish-kryeministri.