MILANO – Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi do t‘i paguajë ish-bashkëshortes së tij, Veronica Lario, tre milionë euro në muaj (36 milionë euro në vit, ose nga 100 000 euro në ditë), por do të mbajë në pronësi të tij vilën Belvedere në vendin Macherio afër Milanos, të cilën më parë donte ta mbante Veronica.  

Vila në Macherio, siç shkruan “Corriere della Sera”, vlen 78 milionë euro, kurse për mirëmbajtjen e saj brenda vitit shpenzohen rreth 1.8 milionë euro. Pikërisht në këtë vilë, para 22 vjetësh Silvio dhe Veronica filluan jetën bashkëshortore. Aty u rritën tre fëmijët e tyre (Barbara, Eleonora dhe Luigi) dhe këtu dëshironte të vazhdonte të qëndronte ish-bashkëshortja e Silvios. 

Veronica Lario dhe Silvio Berlusconi u divorcuan me ujdi dhe nuk do të kërkojnë procese të reja gjyqësore.