Me një popullsi prej vetëm 63 mijë banorëve, Bermuda është bërë vendi apo territori më i vogël që fiton medalje të artë olimpike në Lojëra Olimpike, pasi Flora Duffy e fitoi të artën në triatlon në Tokio 2020 të martën.

Atletja 33-vjeçare, e cila po merr pjesë në Lojëra Olimpike për herë të katërt në karrierë, korri fitore për ishullin e territorit britanik në garën individuale të triatlonit, në një garë dërrmuese të përbërë nga noti në ujë të hapur për një milje, çiklizmi për gati 25 milje dhe vrapim për 4.6 milje.

Bermuda e mbante tashmë rekordin për vendin me popullsinë më të vogël që fiton medalje olimpike verore falë të bronztës që e kishte fituar boksieri Clarence Hill më 1976, por tani e ka edhe medaljen e parë të artë.

Trysnia ka qenë shumë e madhe në pesë vjetët e fundit”, tha Duffy pas triumfit. “Mendoj se e tërë Bermuda është çmendur tani. Prandaj për mua kjo është e veçantë. Kjo ishte ëndrra ime po e di që kjo ishte më e madhe se unë”, shtoi ajo.