29 prill 2015 – Humoristi Bes Kallaku ka dhe një bashkëpunëtore tjetër në skeçet e tij. Ajo nuk është tjetër, por vetë ija (gjyshja) e tij, siç i thonë në Shqipërinë e Mesme. Vetë aktori ka bërë të ditur se priten të reja, duke postuar fotografi të ijes bashkë me Big Mamën, duke mbajtur në duar kallashnikovë. “Kallashi jemi ne”, ironizon Bes Kallaku kërcimtaren kosovare.

 

Se çfarë roli do të ketë gjyshja mbetet për t’u parë…

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”