Ditën e premte, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën më të rëndësishme të besimit islam.

Gjatë muajit të Ramazanit, xhamia e madhe e Durrësit ka qenë e mbushur me besimtarë, të cilët ndryshe nga vitet e kaluara kanë qenë më të shumtë në numër për të agjëruar gjatë 30 ditëve që i paraprijnë Fitër Bajramit.

Imami i xhamisë së madhe në Durrës, Ervin Qylafku thotë për “DurrësLajm” se falja e Bajramit do të bëhet mëngjesin e së premtes në orën 06.40, ndërkohë në urimin e tij në prag të Fiter Bajramit ai thekson se lutet që “Allahu t’ua ketë pranuar sakrificën që kanë bërë gjatë këtij muaji dhe të kenë vetëm paqe, të mira dhe mbarësi në familjet e tyre”.