SHBA– Pasi bëri të ditur se do të ketë nderin të këndojë himnin kombëtar gjatë ceremonisë me rastin e marrjes së mandatit të dytë nga presidenti Barak Obama, Beyonce Knowles shfaq para publikut gjithë bukurinë e saj turbulluese në kopertinën e revistës Gq.

Është mamaja më e “nxehtë” në botë? Madje revista Gq shkon edhe më tej kur e cilëson gruaja më seksi e shekullit XXI.

Në galerinë e fotove të mëposhtme, ndër të tjera edhe kopertina e revistës Gq, Beyonce shfaqet si një ikonë bukurie, e adhuruar nga femra e meshkuj anembanë globit.