Policia e Durrësit në kuadër të parandalimit dhe goditjes së paligjmërisë ka arrestuar tre shtetas për vepra të ndryshme penale.

Është arrestuar në flagrancë shtetasin A. Xh., 28 vjeç, banues në Gjermani, pasi në lagjen nr.1 në Durrës gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu është ndaluar shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar urdhër-ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në pranga të policisë ka rënë edhe një 37-vjeçar, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimin në lagjen nr.13, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 28 vjeç, banues në Gjermani, pasi në lagjen nr.1, Durrës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar urdhër-ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.13 Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.