19korrik 2015 – Një 61 vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi është kapur me 15 kilogramë kokainë në një hotel të Brukselit.

Mediat belge raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Bajram. M, i cili dyshohet si drejtues i një organizate kriminale shqiptare me veprimtari në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ai është arrestuar nga policia bashkë me një 27 vjeçar me inicialet Mark. N, në momentin që do të bënte shkëmbimin e drogës, raporton Oraneës.

Gjatë aksionit autoritetet belge kanë sekuestruar edhe një shumë prej 500 mijë eurosh me të cilat dyshohet se do paguhej lënda narkotike, por mediat thonë se blerësi ka arritur t’i shpëtojë arrestimit duke u larguar nga hoteli përmes daljeve emergjente të hotelit.

Mediat belge raportojnë se 61 vjeçari shqiptar përdorte një kafene në një zonë të populluar të Brukselit për të mbuluar aktivitetin ilegal të trafikut të drogës dhe armëve. Për këto veprimtari ai ishte nën hetim prej gati dy vitesh.