Lajme të bukura vijnë nga këngëtari i njohur dhe finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i cili duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, pasi i ka dhene fund beqarise.

Larg vëmendjes së publikut dhe mediave, artisti ka kurorëzuar dashurinë e tij me sipërmarrësen Lena Krasniqi.

Çifti ka zgjedhur që këtë moment të rëndësishëm ta mbajë privat, duke e realizuar ceremoninë në një ambient intim.

Sipas burimeve, martesa është celebruar në Komunën e Prishtinës nga kryebashkiaku Përparim Rama. “Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës”, është bërë e ditur nga persona pranë çiftit.

Edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë e përfolur prej kohësh në rrjetet sociale, dyshja ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut.

Megjithatë, vetë Blerando ka konfirmuar lajmin në mënyrën e tij, duke publikuar një foto krah partneres nga Toskana, Itali.

Disa foto jane nga shooting qe kane bere se bashku, ndersa mes tyre eshte nje foto me kryebashkiakun e Prishtines Perparim Rama.

Mbetet për t’u parë nëse çifti do të ndajë më shumë momente nga kjo ngjarje e rëndësishme, apo do të vazhdojë ta ruajë privatësinë, ashtu siç kanë bërë deri tani.