Hiti i fundit “Pak li” i këngëtares së njohur bullgare, Galena, është kopjim i këngës së Nora Istrefit me titull “E Di”.

Nora ka lansuar videoklipin e këngës “E Di” në tetor të vitit 2006 dhe është pjesë e albumit të saj “Opium”, me muzikë të Artan Kastratit dhe tekst të Bekës.

Është vjedhur apo është shitur nuk dihet, por kënga është riaranzhuar dhe publikuar në dhjetor të vitit 2012 nga këngëtarja bullgare, ndërsa ka arritur popullaritet në Youtube, duke arritur tani afër shifrës prej 1 milion klikimeve.

Duket sikur videoja është duke u promovuar nga kompania shqiptare OnAirMusic, e cila ka filluar të operojë edhe në Bullgari, shkruan Albavipnews.

Ndryshe, Nora sapo ka landuar videoklipin e saj me te ri “Big Love” në bashkëpunim me Vig Poppën e KAOS-it.

Kënga është realizuar nga Flori Mumajesi dhe është promovuar gjatë programeve festive të Vitit të Ri. Është pëlqyer nga fansat ndërsa tani vjen edhe si videoklip.