Aktori i njohur turk Can Yaman ka emocionuar publikun gjatë pjesëmarrjes së tij në festivalin tradicional “Cannolo Fest” në Sicili, ku foli për herë të parë në mënyrë kaq personale për rrënjët e tij shqiptare dhe lidhjen me babain.

Ylli i serialit “Sandokan” ishte i ftuari special në aktivitetin që u zhvillua në Piana degli Albanesi, e njohur ndryshe si Hora e Arbëreshëve, një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh në Itali. Gjatë festivalit, aktori u nderua edhe me çmimin “Premio Hora Skanderbeg”, si vlerësim për lidhjen e tij me kulturën shqiptare dhe ndikimin që ka tek publiku arbëresh.

Momenti më prekës i mbrëmjes ishte fjalimi i Can Yaman, i cili ndau kujtime nga rrëfimet që i bënte i ati për fëmijërinë dhe origjinën shqiptare.

can yaman diletta leotta (8)

“Babai im më tregonte për fëmijërinë e tij, që e jetonte si një shqiptar, me shumë liri dhe duke u rritur mes shoqërisë”, u shpreh aktori mes emocionesh, ndërsa publiku e priti me duartrokitje të gjata.

Prania e tij në festival ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale, ku videot dhe momentet nga eventi janë shpërndarë gjerësisht nga fansat në Itali, Shqipëri dhe Turqi.

can yaman diletta leotta (2)