Afrikano-jugorja e "Victoria's Secret" ka ndarë me fansat momentin e provës së bikini

Për momentin, ajo është duke kaluar pushimet në Brazil, ku së fundi ka blerë një shtëpi të vetën.

Sikur të mos mjaftonte kaq, modelja magjepsëse Candice Swanepoel ka marrë masat edhe për të qenë konform normave që kanë femrat e atjeshme për bikinit që mbajnë veshur.

Afrikano-jugorja e "Victoria's Secret" ka marrë dhuratë një palë rrobabanjo pikërisht në stilin brazilian dhe s'ka mundur dot që të mos e ndajë momentin e provës edhe me ndjekësit e saj në Twitter.

E natyrisht që ashtu siç ndodh me modelet e famshme të bikinit në Brazil, janë të pasmet ato që ka dashur të nxjerrë veçanërisht në pah bukuroshja bjonde, e cila e ka shoqëruar foton me komentin: "Faleminderit për dhuratën! I adhuroj bikinit e stilit tribal…!".