Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Në fjalën e tij ai i bëri thirrje demokratëve që të votojnë PS-në pasi sipas Gjiknurit përçarësit e opozitës, Basha dhe Berisha, nuk meritojnë asnjë votë.

Për Durrësin këto zgjedhje janë të veçanta pasi Durrësi ndodhet në një moment të veçantë. Ka shansin për tu transformuar totalisht. Ka mundësinë që të ketë zhvillimin më të madh të Mesdheut. Kjo sigurisht që kërkon sinergjinë mes Bashkisë dhe Qeverisë.

Ndaj edhe vota për Emirjana Sakon është votë për zhvillimin e Durrësit.  Ata luftojnë se kush del i parafundit. Ata luftojnë për mbijetesën e tyre politikë. Dhe për këtë do të shfrytëzojnë qytetarët durrsakë?

Votoni PS që të bashkoni edhe PD-në. 2 përçarës të opozitës nuk meritojnë asnjë votë”, tha mes të tjerash Gjiknuri.

Lexo edhe: