Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton se ditën e premte, më datë 30 shtator, 2022, ora 18:00, në sheshin para Bashkisë së Durrësit, do të zhvillohet ceremonia e diplomimit të studentëve të programeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022.

Ku mund të tërhiqet uniforma

Uniforma e diplomimit mund të tërhiqet pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme në katin e parë, godina qendrore Currila, nga e hëna në të premte.

“UAMD i mirëpret dhe inkurajon pjesëmarrjet tuaja përmes kanaleve të medias sociale. Hashtag e bëjnë më të thjeshtë ndjekjen e diskutimeve rreth aktiviteteve tona dhe na lejojnë të gjurmojmë performancën e tyre në rrjetet sociale. Ndaj ju lutem të përdorni #UAMD, #UAMD22 dhe #JamGati (tema e kësaj ceremonie) kur postoni në Facebook, Twitter, Instagram, TikTok, dhe platforma të tjera. Na ndihmoni të arrijmë një audiencë më të gjerë. 💙 Mos harroni! Ne nuk i druhemi së ardhmes sepse ne jemi e ardhmja, për ç’ka kemi arritur dhe për çfarë do të arrijmë. Ne jemi Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës!”, thuhet ndër të tjera në postimin e UAMD-së.