Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov ka zhvilluar sot një vizitë në Spitalin Rajonal të Durrësit për t’i dorëzuar një çertifikatë mirënjohjeje stafit të këtij institucioni dhe shefes së shërbimit të neurologjisë Eda Harizi.

Stafi i bluzave të bardha i ka ofruar të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor një shtetaseje nga Ukaina, e cila ka ardhur në Durrës, pasi konfliktit të armatosur që vazhdon prej muajsh në vendin e saj.

“Nje falenderim i veçante nga ambasadori i Ukraines ne Shqiperi, z. Volodymyr Shkurov per stafin e Spitalit Rajonal Durres dhe shefen e Sherbimit te Neurologjise, Dr. Eda Harizi, per ndihmen mjekesore dhe shpirtin human te treguar me pacientet ukrainas ne kete situate te veshtire per ta”,- shkruhet në postimin e bërë nga spitali i Durrësit në rrjete sociale.