Gazetari, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se hapja e kutive është mënyra më e mirë për të bërë drejtësi.
Kikia: Të investohesh për transparencë në demokraci nuk është asnjëherë e tepruar.
Në këtë këndvështrim mendoj që pavarësisht se kush e inicioi, pavarësisht se çfarë qëndrimi mbajti PD ndaj kësaj çështjeje mendoj që është një arritje për ti shërbyer transparencës jo thjesht për çështje kurioziteti dhe as për të çuar në vend 50 vota që mund ti kenë kaluar një kandidati në mënyrë të qëllimshme dhe i janë marrë një kandidati tjetër.
Por mendoj se është mënyrë më e mirë për të bërë drejtësi.
Për të qenë të sinqertë betejën e nisën kandidatët.
E nisën ata të PS, Rama ua mbylli gojën.
E nisën këta të PD, partia nuk i përkrahu.