Kanë nisur përgatitjet për eventin e rëndësishëm kulturor, që hap siparin në Durrës më 5 tetor.

Bëhet fjalë për Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit, e cila bën bashkë 40 artistë nga 17 vende të botës e për të cilën kanë nisur tashmë të ngihen pavijonet e shteteve respektive.

Siç duket në fotot e mëposhtme, në sallën ceremoniale të Vilës së Zogut kanë filluar të vendosen veprat e piktorëve nga Suedia, pjesë e Edicionit të Parë të kësaj Bienaleje.


Vila, e cila prej kohësh qëndron e mbyllur, do të jetë e hapur për vizitorët përgjatë gjithë ditëve të kohështrirjes së Bienales.

Përgjatë 54 ditëve të bienales, veprat e artistëve pjesëmarrës do të ekspozohen në një sërë institucionesh dhe sitesh mjaft të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Durrësit, si Bashkia, Prefektura, Mauzoleumi i Dëshmorëve, Galeria e artit pamor “Nikolet Vasia”, Amfiteatri, Kulla Veneciane, Forumi bizantin etj.

Një juri ndërkombëtare, e përbërë nga artistë me emër si Massimo Scaringella (kryetar); Tatiana Berdnik; Realda Abdija; Yan Laichao; Alfred Mirashi Milot dhe Fatmir Juka do të vlerësojnë veprat e artistëve pjesëmarrës.

Lexo detajet: