Ilir Shaqiri e provon sërish, merr pjesë në një “reality show”, me synimin e fitores. Pas 4 vitesh, ai provon sërish të jetë përpara syve të publikut 24 orë në 24, këtë herë në “Ferma VIP”.

Që kur u bë pjesë e garës, balerini fitoi menjëherë vëmendje të madhe, duke u shndërruar ndër banorët më të lakuar si brenda lojës, ashtu edhe jashtë. Në rrëfimet që ai ka pasur brenda shtëpisë, vetë Iliri ka folur për jetën e tij jashtë famës, duke ‘hapur zemrën’ si me banorët, ashtu edhe me publikun.

Por teksa të gjithë vëmendjen e ka përqendruar te loja e tij, diçka ka rënë në sy jashtë formatit. Dhe bëhet fjalë pikërisht për bashkëshorten e tij, Emanuela. Që kur është bërë pjesë e garës, Emanuela nuk ka publikuar foto apo ‘story’ në mbështetje të bashkëshortit të saj.

Nga ana tjetër mungojnë edhe pozat e reja të çiftit në profilin e të dyve. Nuk e dimë nëse Emanuela ka vendosur që këtë herë të jetë më e tërhequr nga eksperienca e burrit të saj, apo diçka ka ndodhur mes çiftit. Ajo që dimë me siguri është fakti se te profilet e të dyve, prezenca bie në sy shumë pak.

Kujtojmë se balerini dhe aktorja janë ndër çiftet më jetëgjata në vendin tonë dhe shpeshherë kanë folur edhe publikisht për historinë e dashurisë së tyre. Ndaj edhe ky distancim sjellë shumë pikëpyetje rreth çiftit. Rreth 4 vite më parë, të dy bënë edhe ceremoninë martesore, ku këtë herë iu drejtuan altarit, duke konfirmuar edhe njëherë dashurinë e tyre. /panorama plus