Rikthehet në Durrës “Street Party”. Pas traditës së bukur të krijuar verës së kaluar, ku Bulevardi “Epidamn” në mbrëmje të veçanta kthehej në pedonale për ti dhënë jetë muzikës dhe kërcimit, festa rikthehet sërish këtë të shtunë.

Duke nisur nga ora 20:00 e deri në mesnatë Rruga Tregtare do të kthehet në një vend dedikuar argëtimit.

Në kuadër të javës së turizmit, bashkia e Durrësit ka vendosur të organizojë një sërë aktivitetesh, ndër to edhe “Street Party-n”.