Në qershor të vitit 2011, ajo e braktis Hefner pesë ditë para martesës, ndërkohë që 300 miq ishin njoftuar për dasmën.

Gruaja 26- vjeçare e themeluesit të revistës Playboy, Hugh Hefner, është rrëfyer për marrëdhënien e tyre në një intervistë për Huff Post.

Crystal Harris lidhi kurorë me 86- vjeçarin në fund të vitit të shkuar, pikërisht natën e Vitit të Ri.

Por tani ajo tregon se në krevat nuk është se bëjnë ndonjë gjë.

“Unë besoj se Hugh i ka lënë pas fazat e egra. Në përkëdhelemi në krevat ose shohim ndonjë film. Ndonjëherë edhe luajmë,” thotë ajo.

Por a bëjnë seks? Ajo hesht. Edhe heshtja është përgjigje.

Në qershor të vitit 2011, ajo e braktis Hefner pesë ditë para martesës, ndërkohë që 300 miq ishin njoftuar për dasmën.

Atëherë ajo tha se seksi me gjyshin zgjaste vetëm dy sekonda.

Sot ajo nuk do të flasë më për këto gjëra.

“Kam thënë shumë gjëra, që nuk duhej t’i thosha. Jam e mërzitur dhe e lënduar,” thotë ajo.

Por cila është arsyeja e rikthimit në krahët e Hefner.

“Për mua kjo martesë do të thotë siguri. Unë e di që jam e duhura për të,” thotë Crystal.

Por gojët e liga thonë se ajo e ka mendjen tek milionat.

Ajo që të habit është se ajo ka nënshkruar një kontratë paramartesore me Hefner, ku ajo nuk është në testament.