Flitet prej muajsh në çdo portal dhe aludimet kanë qenë të shumta, por duket se më në fund po merr formë një nga dasmat më të shumëpritura të showbiz-it shqiptar.
Bëhet fjalë për çiftin shumë të komentuar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët sipas burimeve pranë tyre po përgatiten të kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Burime të afërta me çiftin, të cituara nga Prive By Liberta Spahiu, bëjnë me dije se muaji korrik është piketuar si periudha kur Bora dhe Donaldi do t’i japin fund pritjes dhe do të thonë “po” në një dasmë që pritet të jetë ndër eventet më të përfolura të kësaj vere.





