Duket paska e çuditshme, por ndërsa njerëzit e zakonshëm mbajnë xhupat veshur, kjo turiste e huaj ka provuar larjen në det.
Pikërisht mesditën e sotme, kur data shënon 15 dhjetor, kjo turiste që shihni në video është kredhur në ujërat e Adriatikut, në zonën e Currilave. Megjithëse temperaturat janë të ulta dhe tipike dimërore, ato se kanë trembur këtë plazhiste, që për minuta të tëra ka qëndruar në det duke notuar.
Këtë të diel, dielli i ka zënë vendin reshjeve intensive të shiut, që u regjistruan të shtunën dhe shkaktuan përmbytje të shumë rrugëve në qytet.