Dejvi Bregu është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Dinamos pritet të zyrtarizohet te rivalët e Teutës. Fillimisht u bë fakt se rinovimi te Dinamo ka ardhur.
Në fakt rezulton se 30-vjeçari nga Vlora nuk i kishte premtuar asnjërit klub për firmën deri tani. Bregu vetëm kishte bërë të qartë që do të dëgjonte ofertat, duke qenë në muajin e fundit të kontratës. Bregu dhe po ashtu Sherif Kallaku janë drejt Teutës.
Durrsakët e drejtuar nga Edlir Tetova kërkojnë të jenë konkurrues në sezonin e ardhshëm. Dhe pse Vllaznia ka treguar për rinovimin e Sherif Kallakut, Teuta mbetet në skenë. Deri tani në Durrës është zyrtarizuar vetëm Abdurraman Fangaj.





