Pas një karriere shumë-vjeçare pranë Forcës Detare Shqiptare, gazetari dhe studiuesi Shefqet Kërcelli ka dalë në pension.

Me këtë rast, një ceremoni e veçantë është organizuar ditën e sotme në ambientet e Forcës Detare, ku të pranishëm ishin miq e kolegë të Kërcellit nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, UAMD, Flota Detare e Tregtare.

Mes emocionesh të shumta, gazetari Kërcelli ka falenderuar gjithë të pranishmit për “pjesëmarrjen, fjalët e ngrohta dhe dhuratat pafund”.

Këtë vlerësim dhe këto dhurata do jua shpërblej vetëm me punë“, shkruan ndër të tjera ai në një postim në “Facebook”.

Referuar punës së tij, prej 46-vjetësh, Shefqet Kërcelli ka dhënë një kontribut të gjithëanshëm në Flotën Detare, si studiues, historian e së fundmi dhe autor i librit “Antologjia e Detarisë Shqiptare” në tre vëllime.

Postimi i Kërcellit në “Facebook”:

Sot,

Falenderoj shoket dhe miqte detare, aktive dhe ne pension, me dhe pa uniforme, Kuadro te FD,, te Flotes Tregetare, te Drejtorise se Pergjitheshme detare, te UAMD.

Falenderoj Kryesine dhe anetare te Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve, SHKURSh, qe u bene pjese e gezimit tim te daljes ne pension.

Faleminderit per pjesmarjen, fjalet e ngrohta dhe dhuratat tuaja pa fund.

Ky vleresim dhe keto dhurata do ja u shperblej vetem me pune.

Mirenjohje pa fund per keta miq te mrekullueshem, qe i kam pasur jo vetem gjate sherbimit tim 46 vjecar, por do i kem sa te jem gjalle.