Një vizitor i rrallë është parë sot në mëngjes në basenin e portit më të madh në vend.

Personave që ndodheshin pranë basenit nuk mund t’u shpëtonte pa e vënë re delfinin që po kryente “vallëzimin” e tij në det.

Kjo mund të jetë hera e parë që kafsha detare shfaqet kaq afër në bregdetin e Durrësit.