54 deputetët e rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, nisin sot zyrtarisht “shkollën verore”. Ata do të marrin leksione për një muaj në akademi.

19 prej tyre nuk kanë patur asnjë funksion publik më herët, qoftë në nivel bashkie, ministrash, që nuk i kanë bërë të njihen më shumë me jetën publike.

Një prej lektorëve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili dijet e tij i dha të enjten e 19 qershorit.

Sot do të zhvillohet zyrtarisht moduli i parë që ka të bëjë me mënyrën dhe përshtatjen e jetës së re parlamentare që i pret nga shtatori. Lektorë do të jenë Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Niko Peleshi.

Gjithsej në këtë akademi politike për deputetët e rinj do të ketë pesë module. Ai i radhës do të zhvillohet nga datat 27 deri më 29 qershor.

Komunikimi politik do të jetë në fokus të ligjvënësve të rinj nga data 11 deri më 13 korrik.

Moduli i pestë do të jetë Partia Socialiste dhe vizioni për Shqipërinë 2030 ku do të ketë në fokus kryesisht diskutime se si funksionojnë fushatat elektorale, me qëllimin që ka selia rozë për Shqipërinë 2030.