Deputeti socialist i Durrësit Arkend Balla, ka qenë këtë fillim jave te shkolla 9-vjeçare “E Re”, ku vijon puna përgatitore nga ekipet e bashkisë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Deputeti Balla ka publikuar disa foto që tregojnë kushtet bashkëkohore ku do të zhvillohet mësimi për nxënësit e shkollës që ndodhet në lagjen nr.17 në Durrës.

“730 nxënës do të zhvillojnë procesin mësimor në kushte dhe standarde bashkëkohore”, shkruan deputeti Balla.