Detaje të reja mësohen rreth rastit të armëve që u gjetën të hënën pasdite në portin e Durrësit, me qëllim transportin drejt Anglisë.

Mësohet se ato u gjetën të fshehura në një tavolinë, ku mobilja ishte përshtatur me hapësira të veçanta. Aty ishin fshehur pistoletat, 6 glock, 1 browning dhe 1 helstar, dy të fundit prodhim i ri. Po ashtu janë sekuestruar edhe 200 fishekë pistolete.

Policia po verifikon personin qe ka dorëzuar tavolinën në fugonin qe çonte pako nga Shqipëria në Luton të Anglisë. Gjithashtu po verifikohet dhe adresa që tavolina ka pasur për t’u dorëzuar në Angli.

Shoferi i furgonit J. Koloshi, i cili është vënë në pranga, në dëshmine e tij ka thënë se nuk ka dijeni për armët. Ai është shprehur se bën vetëm transport të mallrave të ndryshëm që dorëzohen nga shqiptarë dhe bën dorëzimin e pakove tek të afërmit e tyre drejt Lutonit në Angli.