Policia e Shkodrës, është e sigurt se vënia e sasisë plasëse në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër, është e qëllimshme.

Nga pamjet e sigurisë , shihet një person që vjen në këmbë lë sasinë e lëndës plasëse dhe po ashtu, në këmbë largohet përmes rrugicave.

Autori ishte i veshur me rroba të errëta dhe i maskuar në kokë.

Hetuesit janë përqendruar në verifikimin e kamerave të sigurisë, në një rreze më të largët për të lokalizuar autorin.

Gjyqtari Tonin Sterkaj, nuk ka ndihmuar shumë hetuesit për t’i dhënë një drejtim të qartë të hetimeve, pasi nuk ka dijeni se kush mund të jetë autor.