Detaje të tjera zbulohen nga përdhunimi i një 53-vjeçareje në Durrës.

“DurrësLajm” mëson se 53-vjeçarja, banuese në lagjen nr.9 dhe 28-vjeçari që akuzohet për përdhunimin e saj i përkasin komunitetit rom.

Sipas dëshmisë së kësaj shtetaseje, përdhunuesi K.K., banor i lagjes nr.18, ishte shok me një komshi të saj. Në të njëjtën kohë ajo deklaron se pas përdhunimit, ai i ka marrë 200 mijë lekë që kishte në shtëpi dhe është larguar.

Nga burime policore mësojmë se fillimisht policia ka ndaluar komshiun e 53-vjeçares dhe ka qenë ky person që i shoqëroi efektivët tek shoku i tij, mbi të cilin rëndojnë dy akuza penale.

Më herët, policia e Durrësit njoftoi se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.”