Pasditen e sotme juria e konkursit ndërkombëtar për projektet e stadiumit të ri të Durrësit shpalli fitues projektin e realizuar nga studio belge “51N4E”.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesi i kësaj studioje deklaroi se në projekt parashikohet stadiumi si pjesë i qytetit ku jeta e komunitetit të ndërthuret jo vetëm me qytetin por edhe me aktivitetet dhe sportet që do të ofrojë ai.

Të plotë projektin e studios belge dhe pyetjet e drejtuar asaj nga juria ndërkombëtare mund t`i ndiqni në videon e mëposhtme.