Nis puna për pastrimin e mbetjeve plastike, të depozituara ditën e mërkurë në bregdetin e Durrësit.

Fadroma e Ndërmarrjes Komunale ka nisur grumbullimin e të gjithë materialit plastik, që “pushtoi” bregdetin e plazhit dhe Shkëmbit të Kavajës, pas stuhisë së shoqëruar me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu.

Një ditë më parë u bënë virale fotot dhe videot që dëshmonin ndotjen e hapësirës ranore të Durrësit në një gjatësi prej katër kilometrash.

Në terren kanë dalë për  të pastruar bregdetin punonjës të Ndërmarrjes Komunale të plazhit.

Kjo situatë sipas autoriteteve lokale të Durrësit përsëritet vazhdimisht për shkak te shkarkimit të mbeturinave në lumenj apo kanale kulluese, të cilat më pas përfundojnë në det.