Skënderbeu ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-1. Trajneri i Teutës, Bledar Devolli, ka theksuar se përmbysja e pësuar përballë Skënderbeut, ishte pasojë e goditjes psikologjike që ka marrë skuadra së fundmi dhe gabimeve individuale. “Besoj se u futëm mirë në ndeshje, patëm qasjen e duhur te ato tre seanca që kishim punuar. E filluam mirë ndeshjen, shkoi si dëshironim, bëmë gol dhe kishim ndeshjen nën kontroll. Në 5 apo 10 minuta e humbëm, pastaj morëm përsëri ndeshjen në kontroll. Kam dyshim për penalltinë çfarë na thonë miq e shokë, duhet ta shikoj.
Në pjesën e dytë na doli ndeshja përsëri siç e dëshironim përveç kartonit që u barazuam shumë shpejt në numra. Futëm Torrajn ngaqë krijuam epërsi, që të luanim me dy sulmues e atë pas tyre. Por gjëra nga hiçi, kartoni i dytë i verdhë që barazuam numrat, pastaj goli i dytë, gabime individuale që mbajnë topin në zona të rrezikshme.
Por jam i kënaqur nga reagimi, patëm rastet tona, nuk është e thënë ose është moment i keq që duhet ta kalojmë shpejt. Kisha informacione, shumë lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, e njoh ekipin. Thjesht janë të rënduar nga ana psikologjike dhe më ngelet mua në dorë të punoj nga ana psikologjike apo taktikisht. Më shumë janë gabime individuale që duhet t’i eliminojmë patjetër, duke filluar që nga kjo javë.
Nuk mund të bësh presing 90 minuta se nuk e bën askush në botë. Kishim raste që bënim ultraofensiv, raste që zbritnim poshtë. Ne kishim gjerësi se kishim Tomën e Krujën apo edhe kur futëm Boçin e ndërrova krahët me Gjinollarin. Patëm rastet, por ndoshta edhe fati i keq, se të paktën një pikë edhe kundërshtarin e linim aty ku ishte, do ishte një pikë morali. Por do të vazhdojmë punën, të përulur për të dalë më shpejt nga kjo situatë”, – tha Devolli.