Roland Demaj 45-vjeç është arrestuar në Kamëz nga efektivët Komisariatit numër 3 në kryeqytet pasi akuzohet se në mëyrë të përsëritur ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit përpara hetuesve ka treguar dhunën me të cilën është përpallur nga bashkëshorti i saj.

Teksa ka rënë në prangat e policisë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.