E konsideruar si një prej femrave më tërheqëse në botë, rusja Irina Shayk i dedikoi fansave të saj një dhuratë të fundit për Vitin e Ri.

Rusja 27-vjeçare zhvilloi fushatën e saj të fundit të reklamimit të veshjeve intime gjatë dhjetorit, me imazhet që u publikuan këtë të dielë.

Një supermodele, Shayk është e dashura e Cristiano Ronaldos prej dy vitesh, por secili prej tyre, ka përgënjeshtruar në mënyrë të vazhdueshme zërat për një martesë të afërt.