Disa vatra zjarri janë shfaqur gjatë orëve të para të kësaj të enjteje në zona të ndryshme të Durrësit.

Mësohet se në Ishëm ka rënë zjarr në një kavalet bari, në afërsi me banesat por punonjësit e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve rreth orës 05 të mëngjesit, pa dëme nëpër shtëpi. Ndërkohë raportohet për 1900 dengje bari të djegura.

Në lagjen nr.13 në Durrës, një lokal është përfshirë nga flakët. Fikja e zjarrit ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit ndërsa në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka shkuar edhe një zjarrfikëse e portit.

Ndërsa në zonën e Fllakës, djegia e shkurreve dhe ferrave rrezikonte edhe një magazinë në orën 03 të mëngjesit. Por siç bëhet me dije nga burimet zyrtare, zjarri është shuar.