Një ditë e ngarkuar me punë ka qenë kjo e sotmja për efektivët e zjarrfikëses në Durrës. Që në orët e para të mëngjesit e deri në orët e pasdites, vatra të shumta zjarri janë regjistruar anekënd Durrësit.

Një nga rastet e regjistruara në orët e para të mëngjesit ishte djegia e një lokali në zonën e plazhit, që siç duket edhe nga fotot është shkrumbuar, duke sjellë për pasojë dëme të mëdha material.

Ndërkohë, në orët e pasdites, një vatër zjarri në një sipërfaqe me bimësi të ulët është regjistruar në zonën e Gjirit të Lalzit.

Pamjet filmike tregojnë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi të ulët të përfshira nga flakët, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për t’i vënë ato nën kontroll.