Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. Rama shprehet se Shqipëria është i vetmi vend evropian, që mbrojti hebrenjtë, kur ata përndiqeshin e vriteshin nga nazistët.
Kreu i qeverisë shqiptare shton se vendi ynë qëndron fort kundër antisemitizmit dhe islamofobisë.
“Sot, në Ditën e Përkujtimit të #Holocaustit, ne nderojmë miliona njerëz të humbur dhe qëndrueshmërinë e atyre që mbijetuan. Kujtojmë gjithashtu me krenari se falë trimërisë së gjyshërve dhe nënave tona (kryesisht myslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë.
Today, on #HolocaustRemembranceDay, we honour the millions lost and the resilience of those who survived. We also remember with pride that thanks to the bravery of our grandfathers and mothers (mostly Muslims), Albania, a small nation with a big heart, became a sanctuary—emerging… pic.twitter.com/NTsZMcUa1u
— Edi Rama (@ediramaal) January 27, 2025