Të qeta dhe pa makina, kështu duken disa nga akset rrugore në Durrës ku është ndaluar qarkullimi i automjeteve me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Efektivët e Policisë Bashkiake ndodhen në të gjitha segmentet ku ndalohet qarkullimi i makinave, për të siguruar mbarëvajtjen e nismës.

Ndërkohë, në akset e tjera rrugore të qytetit bregdetar qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.