Moti i ngrohtë pranveror ka shtyrë shumë qytetarë durrsakë t’i drejtohen shëtitores “Taulantia” për të kaluar ditën e pushimit, për shkak të festës së Sulltan Novruzit.

Shumë çifte të reja, por edhe pensionistë iu gëzuan temperaturabve të ngrohta të këtij fund marsit për të bërë xhiron e zakonshme në shëtitore apo për të konsumuar një kafe në shoqërinë e familjarëve apo miqve.

Këndet e lojërave apo lokalet buzë shëtitores mbeten vendet më të preferuara nga qytetarët.