Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e SPAK.

Paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vjen pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK. Xoxa do të merret në pyetje nga hetuesit.

Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.